
Lexoni edhe:
Caktohet çmimi i derivateve për 24 orët e ardhshme, lirohet pak njëra
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, pas mbledhjes që ka pasur sot me këshillin e sigurisë të Serbisë ka folur edhe për çështjen e targave. Ai ka treguar se është duke e vëzhguar një proces të tillë, duke dhënë detaje me orë dhe datë.
Siç ka treguar Vucic “deri në orën 08:00 të datës 10 shtator dy persona kanë raportuar për ndërrim të targave, njëri në veri dhe tjetri në jug”, shkruan N1.
Caktohet çmimi i derivateve për 24 orët e ardhshme, lirohet pak njëraLexoni edhe:
Vucic ka thënë se personi që jeton në pjesën veriore dhe që ka ndërruar targat “është pjesë e institucioneve shqiptare”.
Ai ka shtuar tutje se serbët s’janë të interesuar që t’i ndërrojnë targat.
“Me gjithë propagandën dhe gënjeshtrat e Kurtit nuk gjetën njeri. Është e qartë se populli serb dëshiron, dhe unë u thashë përfaqësuesve ndërkombëtarë se populli serb dëshiron respektimin e ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Vucic.
(Kosova Sot Online)