Arrestohet mërgimtari në Podujevë, e rrahu gruan sa ishin në pushime, ajo e lajmëroi në Gjermani

  • G.G /
  • 10 September 2022 - 12:53
Arrestohet mërgimtari në Podujevë, e rrahu gruan sa ishin në pushime, ajo e lajmëroi në Gjermani

Policia e Kosovës ka arrestuar një mërgimtar në Podujevë, meqë bashkëshortja e tij ka raportuar në Gjermani se gjatë qëndrimit në Kosovë, i dyshuari kishte ushtruan dhunë dhe e kishte kanosur.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë.13.14.08.2022. Në bazë të kërkesës (bashkëpunimit) me autoritetet, më 09.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që për të njëjti bashkëshortja e tij, ka paraqitur rastin në Gjermani ku kishte raportuar se gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë dhe e kishte kanosur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)