Një menaxher në KEK shantazhohet përmes email’it, ankohet në Polici

  • E.K /
  • 10 September 2022 - 13:41
Një menaxher në KEK shantazhohet përmes email’it, ankohet në Polici

Menaxheri i Institutit INKOS në Korportatën Energjetike të Kosovës ka raportuar në Polici se nga një adresë anonime i ka ardhur një e-mail me përmbajtje shantazhi për të dhe menaxhmentin e KEK’ut.

Për këtë rast është njoftuar njësia e Krimeve Kibernetike, derisa s’raportohet për të arrestuar.

Humbja e jetës së 19-vjeçares në Mitrovicë, polica arreston të fejuarin e saj për shtytje në vetëvrasje

“SHANTAZH – TC Kosova A, Obiliq 09.09.2022 – 12:24. Ankuesi mashkull kosovar menaxher i institutit INKOS në KEK ka njoftuar se nga një adresë anonime i ka ardhur një emali me përmbajtje shantazhi për ankuesin dhe menaxhmentin e KEK-ut. Lidhur me rastin përveç njësive të hetuesisë është njoftuar edhe njësia e Krimeve Kibernetike. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)