Milaim Zekës i dridhej zëri, mërgimtarët që vinin në UÇK qanin, pamje të rralla nga koha e luftës

  • E.K /
  • 10 September 2022 - 15:51
Milaim Zekës i dridhej zëri, mërgimtarët që vinin në UÇK qanin, pamje të rralla nga koha e luftës

Janë publikuar disa pamje të rralla nga koha e luftës, ku dëgjohet gazetari Milaim Zeka duke iu folur mërgimtarëve që vinin për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në video shihen disa prej mërgimtarëve duke qarë, e të tjerë derisa i ngushëllonin.

“Ju po shkoni atje që ta mbroni nderin, që ta mbroni dinjitetin e Kosovës tonë martire…Të jeni të bindur që brenda një kohe shumë të shkurtët, edhe trupat e NATO’s do jenë bahskë me ne në Kosovë, prandaj ngado që shkoni ta kujtoni Adem Jasharin që dha gjithë familjen për Kosovë”, dëgjohet duke u thënë Zeka, derisa i dridhej zëri.

(Kosova Sot Online)