Nga sot kjo rrugë në Prishtinë do të jetë e mbyllur për një muaj

  • E.K /
  • 12 September 2022 - 08:30
Nga sot kjo rrugë në Prishtinë do të jetë e mbyllur për një muaj

Rruga “Nekibe Kelmendi” në kryeqytet, e cila çon për te Pallati i Drejtësisë, nga sot do të bllokohet për shkak të punimeve.

Këto punime janë paraparë të fillojnë sot dhe do të zgjasin një muaj.

“Është planifikuar që me datë 12.09.2022, të fillojë realizimi i kontratës :Ndërtimi i rrugës “Nekibe Kelmendi”, me numër identifikues 616-22-1330-5-1-2 dhe 616-22-007-512. Ju njoftojmë se për shkak të natyrës së punimeve, një segment i rrugës “Nekibe Kelmendi” do të jetë i mbyllur për qarkullim nga data 12.09.2022, deri me datën 12.10.2022”, thuhet në njoftimin e komunës.

(Kosova Sot Online)