Funerali i Mbretëreshës Elizabeth pritet t’i japë një goditje ekonomisë britanike

  • E.k /
  • 12 September 2022 - 11:01
Funerali i Mbretëreshës Elizabeth pritet t’i japë një goditje ekonomisë britanike

Ekonomia e MB-së e kërcënuar nga recesioni u rimëkëmb në korrik, sipas të dhënave të fundit, por pritet të marrë një goditje të mëtejshme nga funerali i javës së ardhshme i Mbretëreshës Elizabeth II.

Produkti i brendshëm bruto britanik u zgjerua me 0.2 për qind pas një rënie prej 0.6 për qind në qershor, tha në një deklaratë Zyra për Statistikat Kombëtare.

Rënia e madhe e qershorit i ishte atribuar pjesërisht një festë publike shtesë për jubileun Platinum të mbretëreshës që shënonte 70 vjet në fron përpara se të vdiste javën e kaluar.

Një tjetër ceremoni publike është caktuar të hënën e ardhshme për funeralin shtetëror të mbretëreshës.

Britania zakonisht ka vetëm një festë publike në fillim të verës, por shuma u dyfishua për jubileun.

Pushimi për miliona britanikë të hënën e ardhshme do të thotë se ekonomia do të ketë dy pushime publike më shumë se zakonisht në vitin 2022.

Banka e Anglisë pret që ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar të hyjë në recesion para fundit të vitit në bazë të inflacionit të lartë prej dekadash të nxitur nga rritja e faturave të energjisë dhe ushqimeve. 

(Kosova Sot Online)