Brnabiq: Po shkelet marrëveshja e Brukselit

  • E.K /
  • 12 September 2022 - 13:24
Brnabiq: Po shkelet marrëveshja e Brukselit

Kryeminsitrja e qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiç në një intervistë ka deklaruar se populli serb në Kosovë po duron presione, sepse nuk po respektohet dhe po shkelet marrëveshja e Brukselit me vite.

Ajo u lavdëruar se Serbia është vendi i vetëm evropian që nuk ka sanksione ndaj Rusisë – angazhohen për paqe e stabilitet në Kosovë por kanë edhe vija të kuqe, transmetojnë “B92”.

"Vizita në Kosovë do mbetet e shënuar si një ndër ditët më të mira të karrierës politike, ishte emotive, biseda me njerëzit, vizita manastirit në Banjë, ku kemi investuar 620 mije euro. Ishte me rëndësi të shihja projektet që po realizohen dhe më ka dhënë energji për angazhim. Me Vuçiqin po përpiqemi të tregojmë tolerancë edhe fleksibilitet mos të përgjigjemi në provokimet nga Prishtina. Nuk habitem nga Kurti por nga disa manjat të medieve në Serbi ashtu si nuk raportojnë as gazetarët serb, prandaj kërkoj dhe pres objektivitet dhe profesionalizëm”, tha Brnabiç.

Ajo ka thënë se ka dy porosi në lidhje me Kosovën “E para paqe e stabilitet” dhe e dyta se megjithatë Serbia ka disa “vija të kuqe”, si thotë Vuçiq duhet ruajtur paqen e stabilitetin me çdo çmim. Kjo do të thotë sigurinë e popullit tonë në Kosovë dhe shpresoj këtë ta kuptojnë partnerët evropian në BE dhe KFOR”.

Brnabiç shtoi se ende ka jo stabilitet dhe rrezik për ndonjë konflikt, sepse populli serb po duron dhe përjetën presione në Kosovë.

"Shkelje e marrëveshjeve është posaçërisht patrullimi në ujërat e liqenit në Ujman dhe uzurpimi i pasurisë private edhe ndërtimi i objekteve jolegale. KFOR-i po toleron gjëra të tilla, andaj nuk mund të themi se kemi realizuar stabilitet  sepse për te duhen edhe Brukseli e Prishtina. Ndonëse do doja të ishte ndryshe situata në terren nuk është ashtu. Po shkelet marrëveshja e Brukselit, disa gjëra po shtyhen e kjo shkakton jo stabilitet. Ne vazhdimisht kemi situatën ku nga ne në Beograd kërkohet durim e maturi . Nuk jam i sigurt se kanë kuptuar se ka ‘vija të kuqe’”, tha Brnabiç.

Politika e pavarur e vendit tregon se në botën e sotme është gjëja më me vlerë dhe më e vlefshme, e atë është vështirë ta keni.

"Edhe vende shumë më të pasura se vendi ynë nuk mund të ia ofrojnë vetes  këtë, ndërsa me udhëhiqemi në atë mënyrë. Ne jemi i vetmi vend evropian, që nuk ka vendos sanksione Rusisë, sepse jemi popull që ka kaluar situatën  e ngjashme me sanksione” tha Brnabiç.

(Kosova Sot Online)