KFOR-i amerikan lajmërohet nga veriu: Po ofrojmë mjedis të sigurt

  • E.K /
  • 12 September 2022 - 15:54
KFOR-i amerikan lajmërohet nga veriu: Po ofrojmë mjedis të sigurt

Komandanti Rajonal i KFOR-it në Lindje, kolonel Christopher Samulski, ka dhënë një mesazh nga veriu i Kosovës.

Përmes një video-mesazhi, ai ka thënë se mandati i KFOR është që t’u sigurojë njerëzve në Kosovë një mjedis të sigurt.

“Mandati ynë është t’u sigurojmë njerëzve në Kosovë një mjedis të sigurt, pavarësisht nga përkatësia etnike, feja, apo vendi ku ata jetojnë. Prandaj, ne patrullojmë të gjitha zonat dhe qëndrojmë pranë komunitetit.”

(Kosova Sot Online)