Sahatçiu e shqetësuar nga greva: Kryeministër, ulu në tavolinë me SBASHK-un

  • A.P /
  • 12 September 2022 - 20:10
Sahatçiu e shqetësuar nga greva: Kryeministër, ulu në tavolinë me SBASHK-un

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka dhënë një koment lidhur me grevën në arsim, që ka hyrë në javën e tretë.

Tërë këtë ‘betejë’ mes Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut, se kush po thyhet i pari, Sahatçiu e ka quajtur trishtuese.

Edhe një e hënë tjetër iku e nxënësit tanë vazhdojnë në shtëpi. Por, jo të gjithë nxënësit. Vetëm ata që ndjekin shkolla publike. Vetëm ata që nuk munden me e përballu shkollimin privat. Çfarë po bëjmë? Po e theksojmë ndarjen e klasave: kush ka e kush nuk ka? Çfarë po presim? Kush po dorëzohet i pari? Kush po del më “i forti”? Trishtuese”, ka shkruar ajo.

Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe SBASHK-ut që të ulen në një tavolinë, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje.

(Kosova Sot Online)