26-vjeçarja nga Drenasi dërgohet e vdekur në spital, kishte shenja dhune

  • E.K /
  • 13 September 2022 - 08:40
26-vjeçarja nga Drenasi dërgohet e vdekur në spital, kishte shenja dhune

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Drenas, ku një 26-vjeçare u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë qytet.

E reja dyshohet se kishte shenja dhune kur u pranua në këtë qendër nga ekipi mjekësor.

Nga Emergjenca kanë bërë me diej se ajo ishte në gjendje të rëndë dhe pas ndihmës së parë që mori në Drenas, është transportuar për në QKUK, ku edhe u konstatua vdekja e saj.

Posa Policia është njoftuar për rastin, disa njësi kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Gllobar. Për të mbledhur informacionet e para për rrethanat e ngjarjes. Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim mbi vdekjen”.

(Kosova Sot Online)