Jasharaj: Qeveria nuk lëvizi nga pakoja e prezantuar – ishim të gatshëm për kompromis

  • E.K /
  • 13 September 2022 - 10:17
Jasharaj: Qeveria nuk lëvizi nga pakoja e prezantuar – ishim të gatshëm për kompromis

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria e Kosovëës nuk po lëviz nga 50 euro.

“Ne donim të bënim një kompromis për hir të situatës, por qeveria nuk lëvizjte”, ka thënë Jasharaj.

Ai po ashtu ka thënë se e mira është se dialogu ka nisur.

“Dialogu mes grevistëve dhe Qeverisë ka nisur dhe kjo ka rëndësi”.

Marrëveshja nuk është arritur, kështu greva pritet të vazhdojë.
“Do të flasim me anëtarët e sindikatës, meqë qeveria s’po lëviz asgjë nuk do të ndryshojë”. 

(Kosova Sot Online)