Ky është 22 vjeçari që u vra në Podujevë

  • E.K /
  • 13 September 2022 - 10:20
Ky është 22 vjeçari që u vra në Podujevë

Personi që u ther për vdekje me thikë mbrëmë si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik është A.Zh., 22-vjeçar nga fshati Siboc i Podujevës.

Sipas burimeve incidenti ka ndodhur në fshatin Gllamnik të kësaj komune.

A.Zh., 22-vjeç

Rasti është hapur si “vrasje e rëndë”.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË/Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

(Kosova Sot Online)