Babai përplasi aksidentalisht djalin 3-vjeçar me kamion, ndërron jetë vogëlushi

  • E.K /
  • 13 September 2022 - 10:22
Babai përplasi aksidentalisht djalin 3-vjeçar me kamion, ndërron jetë vogëlushi

Një baba zemërthyer ka treguar se aksidentalisht u përplas me makinë dhe vrau djalin e tij 3-vjeçar teksa ky i fundit luante me biçikletë në fermën e familjes.

Ianto Jenkins vdiq jashtë shtëpisë së tij në zonën Clynderwen të Pembrokeshire më 3 gusht, pasi babai i tij nuk e pa atë në pasqyrat e kamionit.

Babai Guto Jenkins, 32 vjeç, ishte duke u larguar nga ferma për të bërë një shpërndarje kur Ianto i vogël ndodhej pas kamionit dhe pësoi një dëmtim fatal në kokë.

Guto tha se kishte në plan ta merrte me vete 3-vjeçarin, por vogëlushi ndërroi mendje dhe vijoi të luante me biçikletë së bashku me kushërinjtë e tij.

“Nuk e pashë në asnjë moment prapa kamionit, pavarësisht se kontrollova pasqyrën time.”

“Nuk kam parë, dëgjuar apo ndjerë ndonjë gjë të pazakontë.”

Ai shtoi: Nuk e di se cila pjesë e rimorkios e goditi atë. Dhimbja dhe faji nuk do të largohen gjithë jetën.

(Kosova Sot Online)