Rastet e shumta të dhunimit, tani secila prokurori i ka koordinatorët për veprat penale kundër integritetit seksual

  • E.K /
  • 13 September 2022 - 10:49
Rastet e shumta të dhunimit, tani secila prokurori i ka koordinatorët për veprat penale kundër integritetit seksual

Me anë të një njoftimi për media thuhet se me kërkesë të Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, kryeprokurorët e të gjitha prokurorive të vendit kanë caktuar  koordinatorët për veprat penale kundër integritetit seksual.

Gjithashtu, Koordinator përgjegjës për të gjitha prokuroritë është caktuar një prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, thuhet në njoftim.

“Qëllimi i caktimit të koordinatorëve është që këto raste të trajtohen me prioritet të shtuar gjatë punës së institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe rrjedhimisht të koordinohet puna për trajtimin sa me efikas të këtyre rasteve në të gjitha fazat e procedurës penale”.

(Kosova Sot Online)