Komuna e Prizrenit blen perde për “Shtëpinë e Bardhë”, kaq i kushtuan

  • E.K /
  • 13 September 2022 - 10:54
Komuna e Prizrenit blen perde për “Shtëpinë e Bardhë”, kaq i kushtuan

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka shpallur një tender për furnizim me perde për objektin e komunës, që ndryshe njihet edhe si “Shtëpia e Bardhë”.

Për blerjen e tyre janë ndarë rreth 1 mijë euro.

Sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës të publikuar në e-prokurim, tenderin e ka fituar “Sefer Ramadani B.I”.

Kontrata është nënshkruar më 12 shtator 2022.

(Kosova Sot Online)