​IPA III, Kosova nënshkruan marrëveshjen 63 milionë euroshe me BE-në

  • E.K /
  • 13 September 2022 - 11:02
​IPA III, Kosova nënshkruan marrëveshjen 63 milionë euroshe me BE-në

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, së bashku me Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë nënshkruar marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro.

Bislimi ka thënë programi i këtij viti mbështet një sërë fushash, për arsim, rini, energji, bujqësi dhe mjedis.

Ndërsa, ambasadorin Szunyog tha se Programi ka për qëllim të sjell zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Pas këtij nënshkrimi nisin procedurat për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend.

(Kosova Sot Online)