Osmani pas takimit me Novak: Është koha që marrëdhëniet e Kosovës me BE-në të ngriten në nivel më të lartë

  • E.K /
  • 13 September 2022 - 11:23
Osmani pas takimit me Novak: Është koha që marrëdhëniet e Kosovës me BE-në të ngriten në nivel më të lartë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur homologen e saj hungareze, Katalin Novak.

Pas takimit, ato mbajtën një konferencë për media.

Osmani tha se Ksoova ka për synim anëtarësimin në NATO, ndërsa e falënderoi Hungarinë për përkrahjen “në anëtarësimet e ndryshme”.

Një ndihmë të tillë, Osmani e kërkoi edhe sot nga Novak.

“Ka ardhur koha që marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian të ngriten në një nivel më të lartë. Prandaj edhe Kosova këtë vit do të aplikojë për statusin kandidat. Natyrisht që presim mbështetjen e vazhdueshme edhe të Hungarisë”, ka thënë Osmani.

Ajo tha se “llogarisin” në mbështetjen e Hungarisë panëtarësimin e të gjitha Organizatave Ndërkombëtare.

“Kanë kaluar më shumë se katër vite që kur Kosova ka plotësuar të gjithë kërkesat për liberalizim të vizave. Hungaria e ka përkrahur këtë dhe lus që të vazhdoni ta përkrahni në vazhdimësi shtetin tonë. Llogarisim edhe në mbështetjen e Hungarisë në anëtarësimin e të gjitha Organizatave Ndërkombëtare, ku përfituesit më të mëdhenj janë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)