Daçiq: S’ka njohje as formale as joformale të Kosovës

  • E.K /
  • 13 September 2022 - 15:50
Daçiq: S’ka njohje as formale as joformale të Kosovës

Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të vazhdohet dialogu me Prishtinën, ka thënë Kryetari i Partisë Socialiste Serbe, Ivica Daçiç, në seancën parlamentare të thirrur për të diskutuar dhe raportuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Pa dialog do të mbetej vetëm lufta, tha Daçiç. “Por, se në atë luftë nuk e di kush do të merrte pjesë”, u shpreh ai, raportuan mediat serbe.

Daçiç tha se është “absolutisht i sigurtë” në politikat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për të cilin tha se “nuk do të devijojë nga parimet e 2013’ës, që të mos ketë as njohje formale e as joformale të pavarësisë së Kosovës”.

“Kjo çështje nuk konsiderohet”, u shpreh Ivica Daçiç për një eventualitet të njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Duke iu përgjigjur komenteve se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvendoset prej BE-së në OKB, Daçiç tha se “disa gjëra nuk mund të kthehen mbrapa”.

“Shumë vende perëndimore dëshirojnë të zhbëjnë prezencën e OKB-së, KFOR-it dhe UNMIK-ut, por njëjtë siç nuk mund të kthehemi mbrapa ne, as ata nuk mund të zhbëjnë Rezolutën 12/44, sepse nuk kanë shumicë”, tha ai.

“Beteja po vazhdon dhe jam i sigurtë se do të jetë mençur dhe taktike, dhe për këtë është mirë t’i bëjmë këto biseda”, tha ai në Parlamentin e Serbisë.

(Kosova Sot Online)