Scholz tregon kërkesën e prerë që ia bëri presidentit rus

  • A.P /
  • 13 September 2022 - 20:11
Scholz tregon kërkesën e prerë që ia bëri presidentit rus

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka njoftuar se sot ka zhvilluar një telefonatë 90-minutëshe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas Scholz, gjatë bisedës, nga Putini ka kërkuar që të tërheqë trupat nga Ukraina dhe t’ia njoh asaj sovranitetin dhe integritetin territorial.

Telefonatë 90-minutëshe me Putinin: Rusia duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukrainë dhe ta njoh sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar kancelari gjerman.

Scholz ka shtuar se një zgjidhje diplomatike duket vështirë e arritshme.

(Kosova Sot Online)