Aksidentohet me motor kosovari në Shëngjin, përfundon në gjendje të rëndë në spital

  • E.K /
  • 14 September 2022 - 09:18
Aksidentohet me motor kosovari në Shëngjin, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 23:45 në rrugën kryesore në qytetin e Shëngjinit.

Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar.

Menjeherë banorët e zonës lajmëruan autoambulancen, si dhe së bashku me efektivët e policisë që mbërriten direkt në vendin e ngjarjes i janë gjendur pranë duke i dhënë ndihmen e parë dhe mbajtur në koshiencë.

I dëmtuari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Mësohet se i plagosuri është një shtetas kosovar, rreth 30 vjeçar, i cili po kalon pushimet në Shëngjin.

Policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit.

(Kosova Sot Online)