Lirohet pak nafta, tavani i çmimeve për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme

  • E.K /
  • 14 September 2022 - 09:34
Lirohet pak nafta, tavani i çmimeve për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar tavanin e çmimeve për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 68 centë, i benzinës 1 euro e 35 centë, derisa i gasit 76 centë.

Krahasuar me dje, nafta është liruar për 1 cent.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme 24 orët e ardhshme.

(Kosova Sot Online)