Shpërthim në një shtëpi në Klinë, brenda saj u gjet një person i vdekur

  • E.K /
  • 14 September 2022 - 09:52
Shpërthim në një shtëpi në Klinë, brenda saj u gjet një person i vdekur

Policia njofton për një shpërthim i ndodhur mbrëmë në një shtëpi në Klinë. Brenda saj është vërejtur një person pa shenja jete.

Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Klinë 13.09.2022-21:22. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë  relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)