Kolegët e familjarët mblidhen për ta kujtuar punën dhe veprimtarinë e oftalmologut që vdiq dje

  • G.G /
  • 14 September 2022 - 13:22
Kolegët e familjarët mblidhen për ta kujtuar punën dhe veprimtarinë e oftalmologut që vdiq dje

Kolegë, miq dhe familjarë janë mbledhur sot dhe kanë përkujtuar punën dhe veprimtarinë e specialistit të oftalmologjisë, Visar Hurglicës, i cili vdiq dje në moshë të re.

Drejtori i Klinikës së Oftalmologjisë, Ardian Shabani, tha se ishte një profesionist i shkëlqyer dhe shumë i afërt me kolegë dhe pacientë.

“Naser Salihu, Kryetar i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës foli për punën dhe angazhimin që kishin bashkë në kuadër të të njëjtit repart  Klinikës së Oftalmologjisë, duke shprehur, shquhej për entuzaizmin e tij, vullnetin, por mbi të gjitha edhe për afërsinë që kishte ndaj pacientit.

Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti motra e doktorit të ndjerë, ku falenderoi të pranishmit që po ndajnë dhimbjen bashke më familjen”, thuhet në njoftimin e ShSKUK’së.

Njoftimi i plotë:

Kolegë, miq dhe familjarë,  kanë përkujtuar punën dhe veprimtarinë e Dr. Visar Huruglica, specialist i oftalmologjisë,  në mbledhjen komemorative të mbajtur sot në QKUK.

Ardian Shabani, drejtor i Klinikës së Oftalmologjisë në QKUK, pasi paraqiti biografinë e dr. Huruglicës, mes tjerash evakuoi kujtime nga puna e përbashkët në klinikë.

Para të pranishmëve, mes tjerash, ai tha se dr. Visari ishte një profesionist i shkëlqyer dhe shumë i afërt me kolegë dhe pacientë.

Naser Salihu, Kryetar i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës foli për punën dhe angazhimin që kishin bashkë në kuadër të të njëjtit repart  Klinikës së Oftalmologjisë, duke shprehur, shquhej për entuzaizmin e tij, vullnetin, por mbi të gjitha edhe për afërsinë që kishte ndaj pacientit.

Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti motra e doktorit të ndjerë, ku falenderoi të pranishmit që po ndajnë dhimbjen bashke më familjen.

(Kosova Sot Online)