“Dimri i vështirë”, KEK angazhon një ekspert për të këshilluar menaxhmentin

  • E.K /
  • 14 September 2022 - 14:12
“Dimri i vështirë”, KEK angazhon një ekspert për të këshilluar menaxhmentin

Korporata Energjetike e Kosovës duket se ka filluar të përgatitet për gjendjen e rëndë që e pret vendin gjatë dimrit. Për të ndihmuar Kryeshefin dhe Menaxhmentit të Termocentralit Kosova A dhe Termocentralit Kosova B, kjo ndërmarrje ka angazhuar një ekspert.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar në faqen e-Prokurim, ky ekspert do t’ju ofrojë këshilla teknike dhe do të paguhet 6 mijë euro.

“Angazhimi e nje eksperti per keshilla teknike per kryeshefin ekzekutiv dhe menaxhmentin e TC A dhe TC B”, është përshkrimi i kontratës.

Angazhimi i këtij eksperti është bërë përmes procedurës së negocimit, pa publikim të njoftimit për kontratë.

Kontrata i është dhëë Remzi Shahinit, derisa nënshkrimi i saj pritet të bëhet më 16 shtator 2022.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)