Irani e krahason mbretëreshën Elizabeth II me diktatorin Adolf Hitler

  • A.P /
  • 14 September 2022 - 14:29
Irani e krahason mbretëreshën Elizabeth II me diktatorin Adolf Hitler

Televizioni shtetëror Iranian Channel 1 e ka krahasuar Mbretëreshën Elizabeth II me Adolf Hitlerin, duke e cilësuar “një nga kriminelët më të mëdhenj në historinë e njeriut”.

Ndërkohë që në të gjithë botën mbahet zi për vdekjen e mbretëreshës, regjimi autoritar thotë se vdekja e monarkes është lajm i mirë për njerëzit e shtypur të botës, shkruan DailyMail.

Por Ministria e Jashtme e iranit nuk ka bërë asnjë reagim për vdekjen e saj apo shpalljen e Charles III si mbret. Në rrjetin iranian Channel 1, studiuesi Foad Izadi i Universitetit të Teheranit tha:

 “Ndoshta, në 70 vitet e saj në fron, duhet të përfshihet në të njëjtën listë me Hitler. Nga një këndvështrim i caktuar, ne duhet të jemi të trishtuar që vdiq pa u gjykuar, pa u ndëshkuar dhe pa paguar për krimet e saj.”

Në një transmetim në gjuhën angleze në rrjetin qeveritar PressTV, ai shtoi: “Mbretëresha është një imperialiste e famshme, kolonialiste, kriminele lufte. Agresioni i ushtrisë britanike në të gjithë botën bëhet nën emrin e saj.”

(Kosova Sot Online)