E 'zuri' duke shkëmbyer mesazhe erotike me një tjetër, gruaja sulmon me thikë burrin

  • E.K /
  • 14 September 2022 - 14:30
E 'zuri' duke shkëmbyer mesazhe erotike me një tjetër, gruaja sulmon me thikë burrin

Një çift ka përfunduar në komisariat në Greqi, pasi u konfliktuan ashpër me njëri-tjetrin.

Sherri mes tyre agravoi deri në pikën ku gruaja me origjinë greke sulmoi me thikë bashkëshortin e saj shqiptar në sy të fëmijëve.

Mediet greke bëjnë me dije se dy bashkëshortët kallëzuan njëri-tjetrin në polici.

Ndërsa shkak i debatit duket se ka qenë xhelozia, pasi gruaja ka thënë se kapi të shoqin duke folur me një grua tjetër në telefon, nëpërmjet mesazheve.

(Kosova Sot Online)