Deliu: Qeveri më të 'dobët' nuk mbaj në mend

  • A.P /
  • 14 September 2022 - 20:22
Deliu: Qeveri më të 'dobët' nuk mbaj në mend

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu e ka quajtur qeverinë Kurti “Qeveri Copy-Paste”, pas njoftimit të sotshëm nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për themelimin e Institutit për Hulumtimin dhe Identifikimin e Krimeve të Luftës.

Ajo ka thënë se ky institut ishte themeluar 11 vjet më parë, kur ministër drejtësie ishte Hajredin Kuçi.

Qenka lavdëruar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, se Kosova për herë të parë do të ketë Institutin për hulumtimin dhe identifikimin e krimeve të luftës.  E vërteta është që Kosova ka themeluar Institutin për hulumtim dhe identifikim të krimeve të luftës para 11 vjetësh, në kohën kur ministrinë e Drejtësisë e udhëhiqte z.Hajredin Kuçi.

“Emra të respektuar si prof. Zejnullah  Gruda, prof. Pajazit Nushi, prof. Ismet Salihu, prof. Fejaz Granqolli ishin anëtarë të këtij Instituti.  Po ashtu, Instituti kishte edhe statutin e vet, por edhe pati grumbulluar dokumente dhe ishin bërë edhe publikimet e para, brenda dhe jashtë Kosovës. #QeveriCopyPaste”, ka shkruar deputetja

(Kosova Sot Online)