Gjukanoviq: Nuk besoj në rrugën e shkurtër të Ballkanit Perëndimor për integrim në BE

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 09:43
Gjukanoviq: Nuk besoj në rrugën e shkurtër të Ballkanit Perëndimor për integrim në BE

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se nuk beson në rrugë të shkurta të integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Gjukanoviq ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë reforma cilësore.

“Qëndrimi im është se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë vendin e tyre në BE, por që do të arrihet pas reformave sociale gjithëpërfshirëse të realizuara pa kushte dhe cilësore. Prandaj, nuk besoj në rrugët e shkurtra në rrugën drejt BE-së”, ka thënë Gjukanoviq.

Gjukanoviq e ka rrëzuar Qeverinë e Dritan Abazoviqit, pasi ky i fundit më 3 gusht e nënshkroi një marrëveshje të kontestuar me Kishën Ortodoke Serbe.

Po atë ditë, partia e Gjukanoviqit e kishte nisur mocionin e mosbesimit që rezultoi i suksesshëm.

Gjukanoviq thotë se rruga e vetme e Ballkanit Perëndimor është Evropa, poqë shton se Kisha Ortodokse Serbe është kundër kësaj aspirate.

Për këtë ai mendon se Mali i Zi duhet të drejtohet nga forcat evropiane – mbi këtë parim thotë t’i ketë besuar Abazoviqit për ta mbështetur në formimin e Qeverisë së pakicës.

(Kosova Sot Online)