Ndodh në Rahovec, e ngacmoi një grua me fëmijën e saj – rrahën mes vete

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 10:03
Ndodh në Rahovec, e ngacmoi një grua me fëmijën e saj – rrahën mes vete

Policia ka arrestuar një të dyshuar për ngacmimin e një gruaje me fëmijen e saj.

I dyshuari dhe gruaja janë përleshur mes vete dhe për pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti në polici është hapur si “ngacmim” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Njoftimi i plotë i policisë:

NGACMIM SEKSUAL & LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Rahovec 14.09.2022-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin  se i njëjti i ka ngacmuar verbalisht dy viktimat një femër me fëmijën e saj mashkull kosovar-e . I dyshuari dhe viktima femër janë përleshur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje .

(Kosova Sot Online)