Arrestohet një i dyshuar për sulm se*sual ndaj një vajze në Prishtinë

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 10:45
Arrestohet një i dyshuar për sulm se*sual ndaj një vajze në Prishtinë

Një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual ndaj një vajze në Prishtinë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në maj të këtij viti, teksa i njëjti dje pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM SEKSUAL/Prishtinë 11.05.2022 – 16:00. Me 14.09.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se me  11.05.2022 e kishte ngacmuar seksualisht  viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)