Abdixhiku, Kurtit: Të takon të dialogosh edhe me ata që s’pajtohesh

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 11:36
Abdixhiku, Kurtit: Të takon të dialogosh edhe me ata që s’pajtohesh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë seancës së parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës ka folur për grevën e BSPK-së dhe krizën energjetike.

Situatën aktuale me grevë ai e quajti emergjencë kombëtare, që kërkon dialog e kompromis.

“Të kesh 318 mijë fëmijë e 25 mijë mësimdhënës jashtë sistemit arsimor është emergjencë, emergjencë kombëtare”, tha ai.

“Sot nuk ka gjë më të rëndësisshmë të flasësh për ta e të gjesh zgjidhje. Kryeminsitri megjithatë ka zgjedhur një rrugë tjetër- polarizimin. Fillimisht duke komunikuar në distancë me ta e më pas duke lëshuar fletërrufe nga ideologët partiakë, që përfaqësuesit sindikalë, me të cilët bashkëpunonte vetë sa ishte në opozitë, i portretizon, merreni me mend, si shërbëtorë të Serbisë, mësimdhënësit pa dallim si analfabetë e kundërshtarët politikë nw opozitë, komuna e media si orhanizatorë të grevavem, me qëllim të rrëzimit të Qeverisë”, tha kreu i LDK-së.

“Duhet të kesh një hall të madh që të ushqesh këtë krizë e këtë polarizim. Duhet të jesh tërësisht i shkëputur nga realiteti social në vend për të gjetur fajtorë nga Serbia e deri tek opozita për një problem që megjithatë bërtet, bërtet për zgjidhje. Për LDK-në, përgjegjës i vetëm për këtë krizë ka adresë në Qeveri, ai është kryeministri i vendit. I takon atij të dialogojë, të flasë e të dëgjojë edhe me ata që spajtohet e sidomos me ata që spajtohet. I takon kryeministrit të vendit të gjejë zgjidhje që sjelljen e tij autokratike të sanksionimit të mësimdhënësve me paga në kohë rekord, ta përkthejë me rritje të pagave për ta. Për LDK-në reforma në arsim, testimi i mësimdhënësve, kualitetet e domosdoshme janë politika që qduhet të ndjeken gjithherë, por ato bëhen me politika të mirëfillta e jo me sjllje kërcënuese. Sot kemi nevojë për kompromis me njerëzit tanë që fëmijët të kthehen në proces të rregullt mësimor. Kosovës po i afrohet edhe kriza energjetike, reduktimet e energjisë elektrike në mes të verës s’kanë të bëjnë fare me krizën e proklamuar globale, ajo krizë do të vjen gjatë dimrit. Ne verës në mes të gushtit nuk kishim energji për shkak se kapacitetet tona prodhuese ishin jofunksionale. Ato ishin jofunksionale sepse qeveria jonë ka dështuar ti riparoje blloqet tona me kohë. Kjo qeveri ka pasur kohë 1 vit që ta përgatisë vetën për dimrin e vështirë. Jemi një vit pas dhe Ksoova nuk ka kontrata furnizmi, as riparime me kohë të blloqeve, as masa eficiente të kursimit e as politika mbështetëse për ngrohje alternative. Sikur me çdo krizë tjetër, edhe kjo me energji do ta zë Kosovën pa Qeveri”, tha Abdixhiku. 

(Kosova Sot Online)