Von Bone: Dëshmitari tha se asnjëherë s’e ka parë Mustafën, ndryshe edhe po ta kishte vëlla s’do ta mbronte

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 11:43
Von Bone: Dëshmitari tha se asnjëherë s’e ka parë Mustafën, ndryshe edhe po ta kishte vëlla s’do ta mbronte

Avokati i Salih Mustafës, Julius Von Bone, ka dhënë edhe sot qëndrimin e mbrojtjes rreth rastit për akuzat, mbi pretendimet ndaj klientit të tij, për krime lufte.

Julius Von Bone, në seancën e sotme në Speciale, është shprehur se nuk ka dëshmi që Salih Mustafa ka kryer vepra të tilla, meqë ai nuk njihte individët dëshmitarë, përveç njërit disi.

”Mbrojtja ka qëndrimin se [Salih] Mustafa nuk e ka kryer këtë krim. Kaq e thjeshtë është gjëja. Ai nuk ka qenë në dijeni të faktit që këta persona në fakt janë mbajtur të ndaluar, apo për çfarë arsyesh kanë qenë të ndaluar”.

”Ai nuk e di se ku janë mbajtur të lënduar këta persona. Ai nuk ka urdhëruar e as nuk ka nxitur kryerjen e krimeve të tilla. Nuk ka asnjë provë që provon ndonjë mosveprim nga ana e tij dhe që dëshmon që tortura është kryer ndaj këtyre personave, kështu që nuk ka kryerje përmes mosveprimit. Ai madje as nuk njeh fare tre nga katër individët që diskutuam”.

”Individi i katërt, është një person që e njihte disi. Megjithatë dëshmitari … deklaroi se ai asnjëherë nuk e ka parë asnjëherë në terren Salih Mustafën atje. Dhe nëse ai do ta kishte parë Salih Mustafën, do ta kishte thënë një gjë të tillë. Kjo doli shumë e qartë në dëshminë e qartë e dhënë para gjykatës siç e formuloi ai: ‘Edhe po të kishte qenë vëllai im, nuk do ta kisha mbrojtur atë’ ”.

(Kosova Sot Online)