Kërkohet paraburgim për të dyshuarin e 12-të për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 11:53
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin e 12-të për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin e 12-të për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ajo tha se prokuroria ka paraqitë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Ndryshe, ky është personi i 12-të i arrestuar nën dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares, në dy raste të ndara. 11 persona, në mesin e tyre disa të mitur ndodhen në paraburgim.

(Kosova Sot Online)