Kadrijaj, Kurtit: Urime detyra e re si ministër i Shëndetësisë

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 12:07
Kadrijaj, Kurtit: Urime detyra e re si ministër i Shëndetësisë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ia ka kujtuar një fjalim kryeministrit Albin Kurti, të bërë disa vite më parë.

Ai e citoi Kurti në kuvend me fjalët: “Nuk ka kuptim që hajnat dhe injorantët atje lart që shëtiten me vetura të zeza dhe shofera, të marrin dhjetëra milionë euro, ndërsa mësuesit, arsimtarët, mjekët dhe punëtorët, mos të marrin. Këtë e keni thënë ju kryeministër”, iu drejtuar deputetja, shefit të qeverisë.

“Sot po vozitesh edhe me te vetura të zeza dhe me shofera, edhe pse po shpenzon qindra mijëra duke shkuar dhe shëtitur në ShBA e Greqi me nga dy tri javë dhe ke injoruar kërkesat e drejta të grevistëve, ulu e mos e përçajë popullin e mos përçajë arsimtarët, prindërit e nxënësit”.

Poashtu, teksa uroi Konjufcën për Ditën e Demokracisë, tha më tej se kryeministri Kurti demokracinë e ka shkelur çdo ditë, pasi sipas saj ka injoruar çdo kategori.

“Nuk e di me cilën kategori e ka mirë kryeministri sepse nuk e ka as me mjekët as me arsimtarët, sepse po cilësohet si një kryeministër konfliktuoz”, tha Kadrijaj.

Kadrijaj e uroi Kurtin edhe për detyrën e re në Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi.

(Kosova Sot Online)