Njihuni me hotelin më të vjetër në botë

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 12:46
Njihuni me hotelin më të vjetër në botë

Ka hotele të reja, hotele sezonale, hotele familjare apo zinxhirë të mëdhenj hotelesh në të gjithë botën. Por, kemi edhe Nishiyama Onsen Keiunkan, i cili në Librin e Rekordeve Guinness është i regjistruar si hoteli më i vjetër në botë, me 1315 vite në shërbim të klientëve.

Ky hotel ndodhet në rajonin malor të Akaishit, në Japoni, dy orë nga Mali Fuji. Përveçse është hoteli më i vjetër, interesant është fakti që drejtohet nga e njëjta familje për 52 breza. Diçka vërtet unike në botën e biznesit.

Sipas ekspertëve të biznesit nga Universiteti i Kiotos, përkushtimi, respekti për traditën dhe përkujdesja për kalimin e trashëgimisë nga paraardhësit tek brezat e ardhshëm, ndihmojnë për të kuptuar fenomenin “shinise”, të ashtuquajturat “institucione tradicionale” në Japoni.

Hoteli ka 37 dhoma dhe atraksioni kryesor i tij janë llixhat, të njohura si “onsen” në Japoni. Hoteli u rinovua në vitin 1997, për të ofruar më shumë rehati për mysafirët, por ruajti arkitekturën e saj të lashtë, duke ofruar një përvojë unike dhe tipike japoneze.

Vendndodhja e hotelit, i rrethuar nga male, ofron relaks absolut dhe një eksperiencë të veçantë. Është pikërisht lumi Haya, i cili i jep emrin qytetit, ai që rrjedh në qendër të qytetit dhe rrethon hotelin.

Ndërtesa 4-katëshe kombinon struktura moderne prej çeliku me ato tipike prej druri, për të ruajtur atmosferën e mikpritjes së qetë, aq të vlerësuar nga klientët dhe që e ka lejuar hotelin të qëndrojë hapur kaq gjatë.

Çmimi i një nate në njërën prej dhomave të tij është rreth 400 euro.

(Kosova Sot Online)