Paradoksi i Vuçiqit, thotë “s’japim asnjë centimetër” teksa flet për shtetin e Kosovës

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 13:17
Paradoksi i Vuçiqit, thotë “s’japim asnjë centimetër” teksa flet për shtetin e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka shfrytëzuar një ceremoni për ditë e flamurit serb, për të folur sërish, si zakonisht, për Kosovën.

Vuçiq kërkoi unitet në Beograd, duke thënë se “s’do ta japim asnjë centimetër”.

“Ata e sulmuan Kosovën dhe me çdo kusht duan të na e rrëmbejnë nga duart, për ta përfunduar atë që kanë nisur. Unë mund t’u them vetëm diçka, ju doni të na e merrni tokën edhe në gjerësi edhe në gjatësi dhe ne nuk do t’ua japim asnjë centimetër”, tha Vuçiq.

“Dhe këtë dua ta dinë. Ju mund të jeni të fuqishëm dhe të mëdhenj, por nuk mund ta mposhtni drejtësinë dhe ligjin”, shtoi presidenti serb.

Ai përmendi edhe ushtrinë dhe u kthye të flasë për historinë, ndërsa tha se për Serbinë “sfidat sot nuk janë shumë më të vogla se ato në Luftën e Parë Botërore”.

(Kosova Sot Online)