Sekuestrohen 1 mijë e 600 litra tretës në Mitrovicë, kishin hyrë nga Serbia

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 15:03
Sekuestrohen 1 mijë e 600 litra tretës në Mitrovicë, kishin hyrë nga Serbia

Policia njofton për pranimin e informacioneve inteligjente se nga Serbia është futur mall i kontrabanduar në veri të Republikës së Kosovës. Dje policia në fshatin Vinarc të Mitrovicës ka lokalizuar automjetin transportues me të cilin dyshohej se po bartej malli i kontrabanduar.

Policia njofton, se drejtuesi i automjetit gjatë tentimit të shmangies nga policia ka dalë nga rruga dhe ka braktisur automjetin në të cilin janë gjetur mbi 1 mijë e 600 litra tretës.

“Gjatë kontrollit të automjetit është gjendur tretës i llojeve të ndryshme me peshë të përgjithshme prej: 1648  (njëmijë e gjashtëqind e dyzet e tetë) litra”, thuhet në njoftimin e policisë.

Automjeti së bashku me mallrat ilegale janë sekuestruar nga policia në Mitrovicë dhe pastaj i është dorëzuar Doganës së Kosovës.

“Rasti është duke u trajtuar nga zyrtarë të Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)