Kaq lindje, divorce e vdekje ndodhën veç gjatë muajit korrik në Kosovë

  • E.K /
  • 16 September 2022 - 09:58
Kaq lindje, divorce e vdekje ndodhën veç gjatë muajit korrik në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin korrik 2022.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin korrik janë regjistruar 2 498 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 303 lindje janë meshkuj dhe 1 195 lindje janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 835 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 457 janë meshkuj dhe 378 janë femra.

Në muajin qershor 2022 janë regjistruar gjithsej 1 444 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 148 raste.

“ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative”, njofton ASK-ja.

(Kosova Sot Online)