Vetura godet ariun në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 16 September 2022 - 12:34
Vetura godet ariun në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një veturë ka goditur një ari në fshatin Lybeniq të Pejës, mëngjesin e sotëm. Nga lëndimet që ka marrë, ariu ka ngordhur.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ndërkohë, në media janë publikuar edhe disa pamje nga vendi i aksidentit.

(Kosova Sot Online)