Nga aksidenti në trafik, vetura përfundon në oborrin e një shtëpie

  • E.K /
  • 16 September 2022 - 12:47
Nga aksidenti në trafik, vetura përfundon në oborrin e një shtëpie

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën magjistrale Skenderaj-Drenas.

Në fshatin Polluzhë të Drenasit, nga ky aksident, njëra veturë ka përfunduar e rrokullisur në oborrin e një shtëpie që ndodhet në krahun e djathtë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Polluzhë, ka ndodhë një aksident trafiku  janë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person  është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)