Pamje të trishtueshme, rrokaqielli kinez përfshihet nga zjarri

  • G.G /
  • 16 September 2022 - 13:58
Pamje të trishtueshme, rrokaqielli kinez përfshihet nga zjarri

Një zjarr i madh ka shpërthyer në ndërtesën e lartë ku gjendet kompania telefonike kineze ‘China Telecom’ në qytetin qendror kinez të Changsha, kanë raportuar mediat shtetërore, duke shtuar se numri i viktimave nuk dihet aktualisht raporton The Guardian,

“Nga vendi po del një tym i madh dhe disa dhjetëra kate po digjen egërsisht”, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

“Zjarrfikësit kanë nisur punën për shuarjen e flakëve dhe shpëtimim e njerëzve në vendngjarje”, shtoi ai.

Një person ka bërë disa video-incizime brenda ndërtesës së lartë shfaqin zjarrin e madh dhe tymin që del nga flakët.

(Kosova Sot Online)