Nagavci në vendlindje, përgëzon shkollat që filluan mësimin

  • E.K /
  • 16 September 2022 - 15:24
Nagavci në vendlindje, përgëzon shkollat që filluan mësimin

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i shoqëruar nga zëvendësi i saj, Dukagjin Pupovci, kanë vizituar shkollat në qytetin e Gjakovës të cilat kanë filluar mësimin.

Nagavci përmes një postimi , ka përgëzuar shkollat dhe mësimdhënësit që kanë filluar mësimin.

“Edhe një herë përgëzoj shkollat dhe mësimdhënënsit që kanë filluar mësimin dhe kërkoj nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që të mirëkuptojnë situatën, tashmë kur ata dhe familjet e tyre do të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare. Theksoj se, në Projektligjin për paga i cili ka dalë në debat publik, janë marrë për bazë të gjitha kërkesat, duke u trajtuar me kujdes të veçantë të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka thënë se do t’i adresojë shqetësimet e mësimdhënësve.

“I siguroj mësimdhënësit se do të adresohet vazhdueshëm çdo shqetësim i tyre dhe bashkërisht të evitojmë të gjitha vështirësitë për të arritur kështu që të kemi mirëqenie të mësimdhënësve dhe ngritje të cilësisë në arsim”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)