A ka shteti buxhet për pagat sipas ligjit të ri?

  • A.P /
  • 16 September 2022 - 20:37
A ka shteti buxhet për pagat sipas ligjit të ri?

Projektligji ka dalë në diskutim publik, edhe pse nuk dihet saktësisht vlera e koeficientit, që është përfolur të jetë 120 euro.

Por, a mund ta përballojë buxheti i Kosovës një rritje të tillë?

Ekonomisti, Alban Hashani  tregon se cilat janë përparësitë e këtij ligji, krahasuar me të vjetrin.

Qeveria nuk po ua jep mësimdhënësve 100 euro për ta ndërprerë grevën, por për Ali Sefajn nga BSPK është e çuditshme se si tash ekzekutivi nuk po i ka 100 euro, ndërkaq me ligj pritet të përfitojnë më shumë se aq.

Sefaj shton se shteti ka buxhet për t’i përmbushur kërkesat e tyre, pasi që me rritjen e inflacionit janë rritur edhe të hyrat shtetërore.

E nga PSD, Lirjan Perolli thotë se qeverisë po i mungon vullneti, e jo paratë.

Projektligji për pagat që nga kjo e enjte është vënë në diskutim publik.

(Kosova Sot Online)