Vërshimet në Krushë, banorët detyrohen t’i zhvendosin kafshët për t’i shpëtuar

  • E.K /
  • 17 September 2022 - 11:33
Vërshimet në Krushë, banorët detyrohen t’i zhvendosin kafshët për t’i shpëtuar

Vendi po përballet me shira të rrëmbyeshëm që nga mbrëmja e së premtes.

Kjo ka shkaktuar vërshime në disa komuna dhe fshatrat e Rahovecit janë ndër më të prekurit.

Banorëve të Krushës së Madhe iu desh që të kujdesen edhe për shpëtimin e kafshëve.

Në fotografitë e publikuara nga PrizrenPress, ata shihen duke i zhvendosur kafshët derisa niveli i ujit shihet të jetë i lartë.

Edhe fshati Fortesë është në gjendje të ngjashme. Në fotografitë e publikuara këtë mëngjes, rrugët shihen të mbushura me ujë dhe kultura bujqësore të dëmtuara. 

(Kosova Sot Online)