Audi përplaset me kamionin dhe bëhet copash, shoferi në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 17 September 2022 - 14:36
Audi përplaset me kamionin dhe bëhet copash, shoferi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Lepenicë të Vlorës ku një automjet tip “Audi” është përplasur me një kamion.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një drejtuesi i automjetit i cili është transportuar me urgjencë në spital.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë lagështia në rrugë dhe shpejtësia që qarkullohet në këtë segment rrugor.

(Kosova Sot Online)