Escobar: Duhet të largohemi nga narrativa se Kosova është Serbi, të dyja janë Evropë

  • E.K /
  • 17 September 2022 - 15:16
Escobar: Duhet të largohemi nga narrativa se Kosova është Serbi, të dyja janë Evropë

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, është shprehur optimist se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do përfundojë me normalizim të marrëdhënieve.

Në një bisedë me Kuririn të shtunën, Escobari ka thënë se duhet të largohemi nga narrativa se Kosova është Serbi, pasi sipas tij, duhet të shkojmë drejt faktit se të dyja janë Kosovë.

“Mendoj se duhet të largohemi nga narrativa se Kosova është Serbi dhe të shkojmë drejt narrativës se Kosova dhe Serbia janë Evropë. Dhe kështu, ju keni një të ardhme të përbashkët që po largohet me shpejtësi nga problemet e viteve ‘90 dhe po shkon shpejt drejt mundësive të shekullit të 21-të”, ka thënë Escobar.

Escobari gjithashtu deklaroi se beson se Ballkani Perëndimor është i aftë të jetë shtytës i zhvillimit ekonomik dhe se duhet të fokusohet në të për të ecur përpara.

(Kosova Sot Online)