U përpoq të ndihmonte në vërshime, asambleisti i PDK-së thyen dorën

  • E.K /
  • 17 September 2022 - 16:27
U përpoq të ndihmonte në vërshime, asambleisti i PDK-së thyen dorën

Një asambleist i Partisë Demokratike të Kosovës është lënduar mbrëmë gjatë vërshimeve të shiut.

Sejfullah Sejfullahu nga fshati Krushë i Rahovecit ka treguar se ka thyer njërën dorë teksa ishte duke ndihmuar në pastrimin e podrumeve.

“Gjatë vërshimeve të mbrëmshme, në përpjekje për të ndihmu me pastru podrumet, mbrëmë u rrëzova, kam thyer njërën dorë, tjetrën e kam plasaritë, andaj për pak kohë do jem out!” ka shkruar Sejfullahu.

Ai ka ndarë edhe një fotografi të tijën ku shihet se po mban dorën e lidhur.

(Kosova Sot Online)