Pas disa viteve ‘rezistencë’, banorët pajtohen që t`u shpronësohet prona për zgjerimin e rrugës në Skenderaj

  • E.K /
  • 17 September 2022 - 16:42
Pas disa viteve ‘rezistencë’, banorët pajtohen që t`u shpronësohet prona për zgjerimin e rrugës në Skenderaj

Pas disa vitesh ‘rezistencë’, Komuna e Skenderajt ka njoftuar se është zgjidhur çështja pronësore në fshatin Morinë të Skenderajt krahas projektit të zgjerimit të rrugës Komoran – Klinë e Eperme.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka deklaruar se ka rifilluar puna e realizimit të projektit e cila deri më tani për shkak të mos shpronësimit të pronës ka penguar qarkullimin në këtë pjesë.

“Ashtu siç e kemi lënë, ashtu e gjetëm, të papërfunduar, me probleme të pazgjidhura pronësore dhe pa vullnetin për të çuar përpara këtë projekt të madh rrugor”.

“Bashkë me zotimin tonë për të punuar me përkushtim dhe për t’i shërbyer këtij vendi, sot po rifillon puna e realizimit të projektit infrastrukturor i zgjerimit të rrugës Komaran – Klinë e Epërme, i cili do të modernizojë rrjetin rrugor, do të ofrojë siguri në komunikacion dhe më nuk do të sjellë kokëçarje për pjesëmarrësit në trafik” – ka shkruar kryetari Fadil Nura në rrjetin social.

(Kosova Sot Online)