4 shqiptarë kapen me 200 mijë paund drogë në Britani

  • E.K /
  • 17 September 2022 - 17:39
4 shqiptarë kapen me 200 mijë paund drogë në Britani

Policia britanike ka arrestuar 4 shqiptarë të paligjshëm në Britani të cilët u kapën me drogë të klasit B me vlerë 200 mijë paund.

Shqiptarët janë kapur në Hartlepool, ku kishin ngritur një plantacion për rritjen e kanabisit.

Të arrestuarit janë, Zenel Tusha 26 vjeç, Mirush Tusha 23 vjeç, Leo Metushi 38 vjeç dhe 23-vjeçari Petrit Tusha, të gjithë pa vendbanim fiks, u deklaruan fajtorë për posedim kanabis me qëllim furnizim.

4 shqiptarët u gjetën nga policia ndërkohë që ishin fshehur në dhomën e gjumit në banesën që ata kishin fshehur edhe sasinë e madhe të drogës.

Autoritetet janë shprehur se droga vlerësohej midis 80,000 dhe 120,000 £ me kosto me shumicë dhe rreth 200,000 £ në rrugë.

Nga dokumente të gjetura në  shtëpinë e tyre autoritetet treguan se banda do të fitonte 5,900 £ secila nga një marrëveshje.

Avokati që përfaqëson Metushin, tha se klienti i tij i ishte dorëzuar tundimit pasi nuk arriti të siguronte punën pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Avokati I Petrit Tushës, i tha gjykatës se klienti i saj ishte zhvendosur në veri-lindje vetëm pasi kishte ikur nga Sheffield pasi mbërriti në Britani me kamion.

Gjithashtu avokati I Zenel Tushës, tha se klienti i tij kishte aplikuar për azil pasi kishte mbërritur ilegalisht në vend dhe gjithashtu kishte ikur nga Sheffield para se të përfundonte në Hartlepool me vëllain e tij Petritin.

Ndërsa avokati i Mirush Tushës, tha se klienti i tij ishte përfshirë vetëm në operacionin e drogës për të shlyer borxhet e tij në vendlindjen e tij, Shqipëri.

Metushi dhe Zenel Tusha u burgosën me nga 20 muaj, ndërsa Petrit dhe Mirush Tusha u burgosën nga 19 muaj.

(Kosova Sot Online)