Ben Meir: Serbët në veri janë qytetarë të Kosovës, Qeveria Kurti të mos bëjë dallime mes tyre dhe shqiptarëve

  • E.K /
  • 17 September 2022 - 17:52
Ben Meir: Serbët në veri janë qytetarë të Kosovës, Qeveria Kurti të mos bëjë dallime mes tyre dhe shqiptarëve

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, duhet të bëjë gjithçka që mundet për t’i trajtuar serbët etnikë në veri të Kosovës njësoj si çdo shqiptar etnik.

Kështu ka deklaruar Ben Meir përmes një postimi në Twitter, ku ka shtuar se qeveria e Kosovës duhet të tregojë se nuk bën dallime mes dy grupeve etnike.

“Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Kurti, duhet të bëjë gjithçka që mundet për t’i trajtuar serbët etnikë në veri të Kosovës njësoj si çdo shqiptar etnik. Qeveria duhet të tregojë se nuk bën dallime mes këtyre të dyjave, duke pasur parasysh faktin se këta serbë janë qytetarë të vetë Kosovës”, ka thënë Ben Meir.

(Kosova Sot Online)